MENU
klinika

Prekëse nga “Ballistët” e "Shvercerat"

“Zemra më djeg, kur të shoh në zi…”

27.11.2019 - 14:39

Maqedonia e Veriut ka luajtur sot ndeshjet sipas kalendarit, por në të gjitha takimet është mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të personave që humbën jetën nga tërmeti i djeshëm në vendin tonë.

Nuk ka munguar mbështetja nga tifogrupi i Ballistëve të Tetovës dhe nga Shvercerat e Shkupit. Këta të fundit madje kanë deklaruar se të ardhurat e biletave nga ndeshja e sotme e kampionatit mes Shkupit dhe Akademija Pandev, do të dërgohen në Shqipëri.

Por nuk kanë munguar as mesazhet në stadium. Shvercerat kanë hapur një banderolë në të cilën shkruhet: “Jemi një gjak, e mish e asht”.

Ndërkohë, po një mesazh mbështetës ka ardhur edhe nga Ballistët e Tetovës, të cilët gjithashtu kanë hapur një banderolë shumë domethënëse: “Zemra më djeg, kur të shoh në zi! Bëhu e fortë nëna Shqipëri!”.