MENU
klinika

Anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Zëvendëson Bashkim Dedjan, betohet Fiona Papajorgji

14.11.2019 - 20:34

Betohet para Presidentit të Republikës anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, znj.Fiona Papajorgji.

Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sonte ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të anëtarës së re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Ky është plotësimi i vakancës së dytë të Kuvendit që zëvendëson ish-gjyqtarin, z.Bashkim Dedja.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Papajorgji u betua para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”.

Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

"Më futën një dru, më shtrembëruan nofullën"

I liruari me amnisti zbulon prapaskenat se si janë kushtet në burg

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

Ja çfarë shkruan revista amerikane!

Planet e dhëndrit të Trump për Deltën e Vjosës

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!