MENU
klinika

Pas shtyrjes së Brexit

Zgjedhjet e dhjetorit, një mundësi për të transformuar Britaninë

01.11.2019 - 16:27

Britania e Madhe u drejtohet zgjedhjeve këtë dhjetor dhe të gjitha partitë kanë nisur fushatën për të marrë sa më shumë vota.

Dy partitë kryesore Laburistët dhe Konservatorët janë në garë dhe çështja më e rëndësishmë është Brexit.

Lideri i laburistëve në Britani, Jeremy Corbyn është zotuar për të “transformuar” Britaninë teksa ka nisur fushatën zgjedhore në këtë shtet.

Corbyn ka premtuar se do të “rindërtojë” shërbimin publik dhe do të shënjestrojë “menaxherët e këqij dhe ndotësit e mëdhenj”.

Në një fjalim të mbajtur të enjten, ai i ka konsideruar zgjedhjet e 12 dhjetorit si mundësi “të gjeneratës për të transformuar shtetin tonë

Boris Johnson, është shprehur se është i gatshëm të përballet me zgjedhje elektorale të “ashpra”. Ai shpreson që votimi t’i japë atij një mandat të ri për të zbatuar marrëveshjen e tij për t’u larguar nga BE dhe për të hequr bllokimin aktual të Parlamentit.

Ai i tha deputetetëve të partisë Konservatore, se ishtë koha e duhur që vendi “të bashkohej për ta bërë Brexit të mundshëm”, duke shtuar: “Do të jenë zgjedhje të vështitra dhe ne do të bëjmë më të mirën e mundshme”.

Këto zgjedhje vijnë pasi BE shtyu afatin e largimit të Mbretërisë së Bashkuar në 31 Janar të 2020-ës, edhe pse Brexit mund të ndodhë më shpejtë nëse do të arrihet një marrëveshje nga deputetët.