MENU
klinika

1600 ton peshk në vit

Zgjerimi i eksporteve të peshkut drejt BE, rrit punësimin

08.11.2019 - 14:08

Zgjerimi i eksporteve të peshkimi drejt vendeve të Bashkimit Europian në këto vitet e fundit, ka rritur punësimin dhe investimet në industrinë përpunuese të peshkut.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, numri i të punësuarve në industrinë e peshkimit shënoi rreth 8 500 persona këtë vit, kundrejt 2200 të punësuar që ishin në vitin 2013.

Rritja ka qenë e ndjeshme vitet e fundit ku përveçse prodhimit, eksportit po shtohen fabrikat e linjat e reja të përpunimit të peshkut për eksportet.

Adilau Kojdheli, drejtor në Drejtorinë e Ekstensionit Vlorë, u shpreh, se janë rritur në 1 600 ton peshk, eksportet nga Vlora drejt vendeve të Bashkimit Europian, si Belgjikë, Itali, Norvegji, Filandë etj, vetëm gjatë 10 mujorit 2019. Ndërsa llojet e peshkut Koc e Levrek kryesojnë listën e këtyre eksporteve.

Sipas tij, Shqipëria po eksporton peshk me tregues dy shifror dhe synon të zgjeroj gjeografinë e eksporteve edhe në kontinentin aziatik e më gjerë. Pak ditë më parë ishte kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, që njoftoi nga Japonia se është rënë dakord për të filluar bashkëpunimin dhe eksportin e peshkut shqiptar drejt tregut japonez. Ndërsa po rriten investimet në këtë sektor për marrë vlerë të shtuar nga eksporti i peshkut të përpunuar.

Në vitin 2018 eksportet e peshkut u rritën 25% dhe investimet në industrinë e peshkut kapën shifrën mbi 39 milionë euro.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Mbështetja me lehtësi fiskale (heqja e TVSH për karburantin, për mjetet e peshkimit, subvencionimi i peshkatarëve etj) janë nxitje për zhvillimin e këtij sektori, që ecën edhe me certifikimin sipas standardeve të BE-së.

“Kompani që operojnë në këtë sektor gëzojnë tashmë certifikata ndërkombëtare të biznesit”, – thotë Kojdheli.

Sipas të cilit, potencialet janë edhe më të mëdha për shkak se flota por rritet për gjuetinë e sardeles dhe acugës; dy produkte të cilat tashmë përpunohen direkt në vend dhe eksportohet në drejtim të rrjeteve të supermarketeve të Europës. Me parë këto produkte trajtoheshin si rieksporte, ku peshku importohej nga jashtë, përpunohen në vendin tonë dhe pastaj rikthehej në tregjet e huaja.

Ndëkohë që karkaleci dhe kallamarët e ngrirë, janë dy produkte të tjera që mbajnë stampën “made in Albania”.

Transformimi drejt një bumi të ri zhvillimi që ka marrë ky sektori, i atribuohet formalizimit të sektorit me anë të reformave të ndërmarra.

Investimet e mëtejshme pritet që të rrisin kapacitetin në porte, ndërsa ndërtimi i shkallëve të riparimit do të ulë kostot e anijeve shqiptare, të cilat shpenzonin mesatarisht 7-8 milionë euro në vit në portet fqinje.