MENU
klinika

Doli për të kullotur bagëtitë

Zhduket prej dy ditësh bariu në Leskovik

10.11.2019 - 10:19

Një bari në Leskovik në rezulton i zhdukur prej 2 ditësh.

Dhimiter Baze rreth 70-vjeç ka dale dy ditë me parë për të kullotur bagëtitë në zonën e Postenit por nuk është rikthyer në stan.

Bagëtite janë kthyer çka ka bërë qe banoret të sinjalizojnë policinë lidhur me zhdukjen e tij. Forca te shumta policie janë duke kërkuar në gjithë zonën për gjetjen e bariut.

kolana e librave

Informacion paraprak

Në Sallën Operative Kolonjë, jemi njoftuar nga një telefonatë, se shtetasi Dh.B, rreth 74 vjeç, banues në fshatin Postenan, ka humbur kontaktet me familjarët, pasi ka dalë për të kërkuar bagëtitë në pronësi të tij, të cilat nuk ishin kthyer në banesë.

Forcat e Policisë, që prej mëngjesit të djeshëm, po krehin zonën për të bërë të mundur gjetjen e këtij shtetasi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.