MENU
klinika

Mos bëni të njëjtat gabime që bëra unë!

Zonja, është koha të flasim për shëndetin tuaj

18.11.2019 - 14:51

Nëse do t’u tregoja grave atë që dëshiroja të dinin , do të ishte: Mos bëni të njëjtat gabime që bëra unë! Dhimbja nuk është normale.

Kur isha 15 vjeç, pësova gjakderdhje të rëndë dhe ndjeva dhimbje të mprehta në pjesën e poshtme të stomakut gjatë dhe ndërmjet cikleve menstruale. Më thanë që simptomat e mia ishin normale dhe mendoja se ato ishin vetëm një pjesë e të qenurit femër.

Në atë kohë, unë kurrë nuk kisha dëgjuar për endometriozë dhe as nuk u ndjeva sikur u pranua të flisja hapur për ciklin menstrual, kështu që thjesht e kalova, nuk u ankova dhe nuk i morra parasysh simptomat e mia.

Por unë nuk duhet ta kisha bërë ketë.

Në vitin 2008, ndërsa isha duke u stërvitur pata një episod veçanërisht të keq . Fillova të provoja dhimbje dhe gjakderdhje të tmerrshme, aq shumë sa unë u largova nga palestra dhe nëna ime, që ishte aty, insistoi që të shkonim në spital.

Pashë mjekë të shumtë dhe zbulova se kisha endometriozë.

Endometrioza është një gjendje e shkaktuar nga indi endometrik që rritet jashtë mitrës, zakonisht në zona të tjera brenda barkut. Shpesh indi rritet në ose rreth vezoreve, mitrës dhe tubave fallopiane. Tubat fallopiane mbajnë vezë nga vezoret deri në mitër. Mund të keni endometriozë në një vend ose në shumë pika.

Kur bëra diagnozën time, u ndjeva e lehtësuar. Më në fund kisha një emër për dhimbjen që kisha injoruar!

Kam menduar për të gjitha vitet e dhimbjes së keqe – lloji që të bën të humbasësh punën dhe shkollën – dhe të jetosh pa një mirëkuptim ose një diagnozë të saktë.

Mendova: Nëse vetëm do të kisha thënë diçka më shpejt, nuk do të isha në këtë gjendje tani!”

Gratë duhet të ndërmarrin hapa për të përmirësuar shëndetin e tyre. Cili është hapi i parë? Duke folur!

E gjitha fillon duke folur – me mjekun … familjen … dhe miqtë tuaj. Pasi fillova të flisja me mjekun, familjen, miqtë e mi për endometriozën , gjithçka ndryshoi. Kuptova se nuk isha vetëm. Kuptova se mund të bëja pushime kur kisha dhimbje sepse kolegët e mi ishin të vetëdijshëm për atë që po kaloja.

Të folurit lmund tju bëjë avokat për gratë e tjera. Kuptova se mund t’i ndihmoja anëtarët e familjes sime dhe mikeshat e afërta të flisnin me një mjek për simptomat e endometriozës që ato po përjetonin.

Unë përdor platformën time për të rritur ndërgjegjësimin për endometriozën, një sëmundje kronike dhe e dhimbshme që prek mua dhe miliona gra të tjera në moshë riprodhuese.

Unë kam qenë me fat që kam bërë diagnozën, por çdo grua është e ndryshme, dhe që nga atëherë kam zbuluar që gratë vuajnë mesatarisht nga gjashtë deri në 10 vjet para se të merrnin një diagnozë të duhur! Mendoni për ndikimin që ne mund të fillojmë të bëjmë në një statistikë si kjo nëse thjesht u edukuam, u fuqizuam dhe filluam një bisedë.

Unë i inkurajoj gratë e tjera që të bëjnë të njëjtën gjë – jo vetëm për endometriozën, por edhe për çështje shëndetësore të tjera.

Flisni! Kjo mund të ndihmojë gratë dhe vajzat kudo që të arrijnë shëndetin e tyre më të mirë të mundshëm.