MENU
klinika

Kontratë 3.5 vjeçare

Zyrtare, Jose Mourinho rikthehet në Premier League

20.11.2019 - 09:39

Tottenham ka bërë lëvizje të shpejta, por të menduara mirë prej ditësh. Josè Mourinho kthehet në drejtimin e një skuadre pas afro një viti pushim dhe e bën këtë në kampionatin që ka dashur gjithmonë, Premier League.

Në fakt, Tottenham zgjodhi “Special One” për trajner, pasi shkarkoi mbrëmë Mauricio Pochettino. Largimi i argjentinasit u duk i befasishëm, për shkak se sezonin e kaluar i udhëhoqi “Spurs” drejt finales së Champions League.

Sidoqoftë, ai pagoi fillimin e keq të sezonit të ri në kampionat dhe humbjen e rëndë në shtëpi (2-7) kundër Bayern Munich.

Kështu, Pochettino arkivoi një histori, që zgjati më shumë se pesë vite. Tottenham fillon përsëri nga Jose Mourinho, i cili nënshkroi një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN