Një dekadë që ka dhënë shumë në nivelin futbollistik. Nga Interi i tripletës, në dominimin e Juventusit në Itali. Por jo vetëm: fitoret, humbjet, mrekullitë, por edhe tragjeditë. Po ju tregojmë 10 fotot monumentale të dekadës së fundit.
2010: PRANGAT E MOURINHOS
Ishte viti i Jose Mourinhos. Në Itali ai fitoi gjithçka me Interin e tij, përfshirë Ligën e Kampionëve pas 45 vitesh. Por ishte edhe një vit plot polemika, mes gjithë asaj të “prangave” të famshme kundër “gjyqit” të Inter-Sampdoria.
2011: ASNJË SI MESSI
Viti i kurorëzimit përfundimtar. Leo Messi konfirmon edhe një herë më të mirën, duke fituar një tjetër Champions League kundër Manchester United.
2012: BALOTELLI I SHËNON GJERMANISË
Spanja do të fitojë në Kampionatin Evropian 2012, por rrugëtimi i Italisë padyshim që ka qenë përtej të gjitha pritjeve. Ashtu si në gjysmëfinalen e famshme të fituar kundër Gjermanisë, ku Mario Balotelli kishte vendosur të ishte lojtari më i fortë në botë.
2013: “HAKMARRJA” E ROBBEN
Tre vjet pasi humbi finalen e Champions League kundër Interit dhe finalen e Kupës së Botës kundër Spanjës, Arjen Robben shënoi golin vendimtar ndaj Borussia Dortmund në finale dhe i dha Bayern Munich trofeun e Champions.
2014: TURPËRIMI I BRAZILIT
Ndoshta ndeshja e shekullit, të paktën për sa u përket skuadrave kombëtare. Një 7-1 kundër super-favoritit për Botërorin, në stadiumin e tyre, në vendin e tyre.
2015: LOTËT E PIRLOS
Andrea Pirlo dhe lotët e Berlinit. Juventus shkon sërish deri finale të Champions League, por Barcelona ia rrëmben. Dy vjet më vonë, historia do të përsëritet kundër Real Madridit në Cardiff.
2016: MREKULLIA LEICESTER
Thjesht një nga titujt më të pabesueshëm ndonjëherë. Leicesteri i Claudio Ranierit fiton Premier League si protagonist absolut kundër të gjithë ekipeve favorite.
2017: ITALIA JASHTË BOTËRORIT
Momenti më i ulët i futbollit italian në dhjetë vitet e fundit. Në “San Siro”, Italia e Ventura nuk shkon përtej 0-0 kundër Suedisë dhe i thotë lamtumirë Kupës së Botës në Rusi vitin e ardhshëm.
2018: FRANCA FITON KUPËN E BOTËS
Paul Pogba e tërheq ekipin kombëtar francez drejt fitores së Kupës së Botës. Një udhëtim që shkon direkt në histori.
2019: MË NË FUND…JURGEN
Jurgen Klopp fiton trofeun e tij të parë në Champions League si trajner në finale kundër Tottenham. Dhe ndjenja është se dekada e ardhshme do të jetë edhe më e mirë…