MENU
klinika

Nga alkooli, droga dhe investimet e këqija

10 futbollistët e famshëm që falimentuan nga veset

28.12.2019 - 14:11

Fama të sjell të ardhura. Një pjesë e mirë e futbollistëve fitojnë shumë dhe është e vështirë të mendosh se kur do të lënë futbollin, paratë do t’u mbarohen.

Por ka edhe ish-futbollistë që shkatërruan gjithçka kishin fituar me djersë e talentin e tyre sa ishin aktivë në këtë sport magjik. Më poshtë po ju njohim me 13 emrat, që pas largimit nga fusha e blertë (penisonimit) u rrënuan, përfunduan të falimentuar.

1.GEORGE BEST

“Kam shpenzuar shumë të holla për pije alkoolike, gra dhe makina të shpejta. Pjesa tjetër është tretur.” Një frazë që e përkuzon më së miri jetën personale të George Best, që pavarësisht se ishte simbol i vërtetë i historisë së futbollit botëror, për cilësitë e tij, në jetën private ka pasur probleme të mëdha e të vazhdueshme.

2.GARRINCHA

Futbollisti brazilian, i dhënë pas alkoolit dhe duhanit që prej dhjetë vjetësh, u bë një referencë historike së bashku me Pelen. Ai vdiq në vitin 1983, në moshën 49-vjeçare, për shkak të pijes.

3.JULIO ALBERTO

Në tetor të vitit 1993, pasi “vari këpucët në gozhdë”, nuk kishte më punë, miq dhe para. Pra, falimentoi si njeri. Kësisoji, filloi të kishte kontakte me drogë, dështoi edhe martesën e tij të tretë. Në vitin 1998 u arrestua në Barcelonë për vjedhjen e parave nga lokali ku punonte. Vite më vonë gjeti njëfarë stabiliteti duke stërvitur fëmijët në një shkollë futbolli.

4.SOULEYMANE SANE

Futbollisti ganez luajti shumicën e kohës në Bundesligë. Ai bëri të holla të mjaftueshme gjatë karrierës së tij. Megjithatë, sot nuk arrin të paguajë faturat. Arsyeja, një investim i keq prej qindra-mijëra eurosh, i cili i solli shumë shpenzime dhe fundin e martesës.

5.JEAN-MARC BOSMAN

konica sportkonica sport mobile

Pasi fitoi të ardhura të rëndësishme nga futbolli, askush nuk donte ta punësonte më jashtë fushave të blerta. Ai gaboi në një biznes “t-shirt” dhe pati probleme tatimore. Në vitin 2011 u dënua për sulm ndaj të dashurës së tij dhe më 2013 u dënua me një vit burg.

6.PAUL GASCOIGNE

Ish-futbollisti i Anglisë, i cili ka luajtur në pozicionin e mesfushorit, në disa raste ka pranuar të pijë deri katër shishe uiski në ditë, si dhe duhan e kokainë rregullisht. Kësisoji, i ka humbur të gjitha paratë e tij nga veset dhe në një klinikë.

7.CHRISTIAN VIERI

Ai e humbi të gjithë pasurinë e tij me investime të këqija, vese, poker dhe femra.

Christian Vieri, baba

8.AILTON

Ai ishte kampion i Bundesligës me Ëerder Bremen. I njohur si “xhymert”, menaxher i keq dhe një sërë investimesh të gabuara, futbollisti në fjalë falimentoi.

9.ANDY VAN DER MEYDE

Futbollisti holandez e përfundoi karrierën në moshën 31-vjeçare për shkak të problemeve familjare. Ai ishte i varur nga droga dhe alkooli, të cilat e çuan në shkatërrim. Në më shumë se një rast, mesfushori tha se i vinte keq dhe ndihej në turp që nuk kishte bërë më shumë për t’i kapërcyer këto probleme.

10.ANDREAS BREHME

Herën e fundit ai ka punuar si asistent te Shtutgarti, mbi dhjetë vjet më parë. Pastaj bëri disa deklarata, por nuk mori asgjë të përhershme. Mbrojtësi legjendar mori dhe pranoi një ofertë për të pastruar banjot, i detyruar nga varfëria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Baggio e Brehme, te Suker e Ronaldo

Plakja nuk kursen, si kanë ndryshuar yjet e futbollit