MENU
klinika

Episodet në foto

10 momentet e dekadës në Premier League

25.12.2019 - 15:13

Ky vit po na përshëndet duke hequr një dekadë emocionesh në futboll. Premier League ka qenë një nga protagonistët absolutë të dhjetë viteve të fundit, falë aventurave të kampionëve të mëdhenj dhe atyre që hynë në histori.

Po rendisim të gjitha ngjarjet simbolike të futbollit anglez vit pas viti në dekadën e fundit.

E nisim me vitin 2010. Titulli i katërt në historinë e Chelsea mban firmën e Carlo Ancelotti. Në sezonin e tij të parafundit në Angli para kthimit të madh të këtij viti në Everton, trajneri italian arriti të fitojë kokë më kokë kundër Manchester United, i vetmi sfidues në atë kampionat, me vetëm një pikë.

Viti 2011. Një ngjarje shumë e trishtuar për West Ham, që bie nga Premier League.

Viti 2012 është i Agueros me golin e tij historik në minutën e 93-të. Argjentinasi ju dha Qytetarëve titullin pas 44 vitesh agjërim.

Për vitin 2013 është lamtumira e trajnerit historik të Manchester United, Sir Alex Ferguson. Mbetet një nga momentet më prekëse të të gjithë dekadës, e bërë edhe më të paharrueshme nga barazimi 5-5 kundër WBA.

Rrëshkitja e Gerrard është episodi i vitit 2014. Liverpool ishte shumë afër titullit, por kapiteni Steven Gerrard u dha fitoren kundërshtarëve me një gabim të bujshëm.

Viti 2015 kulmon me largimin e Mourinhos nga Chelsea, që ishte kthyer në një ekip të papërballueshëm.

2016-a është një nga momentet e paharrueshme të kësaj dekade. Leicesteri i vogël fitoi titullin e tij të parë në historinë e Premier League.

Viti 2017 mund të quhet revolucioni i Antonio Contes, që i dha titullin Chelseas.

Në vitin 2018 Wenger përshëndet Arsenalin pas 22 vitesh trajner.

Dhe në fund viti 2019. Këtë vit kishte vetëm një duel, Manchester City-Liverpool, sin ë sezonin që u mbyll, edhe nëkëtë të riun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN