MENU
klinika

Dokumenti që e ndryshoi organizatën

10-vjetori i Traktatit të Lisbonës, BE më e përçarë se kurrë

02.12.2019 - 17:03

Udhëheqësit evropianë festuan sot 10-vjetorin e Traktatit të Lisbonës, një ndër aktet themeltare të Bashkimit Evropian.

Dhjetë vite pasi hyri në fuqi Traktati i Lisbonës, unioni i konceptuar për të krijuar bashkimin nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore, e gjen veten të rrezikuar nga përçarjet.

Gjermania dhe Franca, të cilat kanë shërbyer si aksi kryesor i BE-së, organizuan javën e kaluar “Konferencën për të Ardhmen e Evropës” për të planifikuar një Bashkim Evropian “më të bashkuar dhe më sovran”.

Traktati i Lisbonës e thjeshtëzoi vendimmarrjen brenda unionit që aktualisht ka 28 vende anëtare.

Dokumenti përmbledh traktatet paraardhëse, që nga viti 1957, nga Traktati i Romës deri në atë të Nicës me 2001, në një tekst të vetëm duke i modifikuar ato.

kolana e librave

Traktati synonte përforcimin e imazhit të BE-së me figurën e presidentit dhe të përfaqësuesit të lartë, njëkohësisht zëvendëspresidenti i komisionit për politikën e jashtme.

Parlamenti mori fuqi më të madhe legjislative duke barazuar nivelin e Këshillit.

Bashkëvendimarrja mes tyre shndërrohet në një procedurë rutinë ligjvënëse.

Për zgjerimin e Bashkimit Europian, Traktati i Lisbonës përfshiu “kriteret e Kopenhagenit” duke u lënë mundësi vendeve anëtare që të vlerësonin mbi zhvillimin demokratik të vendit që synon antarësimin.