Veshkat janë dy organe çift në formën e kokrrave të fasules të vendosura në dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë zgavrës abdominale.
Në brendësi të secilës veshkë gjenden rreth një milion nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut. Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në sekretimin e hormoneve të caktuara dhe rregullojmë tensionin e gjakut dhe filtrojnë toksinat e ndryshme që hyjnë në organizëm.
Sipas ‘’American Kidney Fund” sëmundja e veshkave është sëmundja e nëntë më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- Por, cilat janë shenjat që paralajmërojnë probleme me funksionimin e veshkave:
1.Urina juaj ka një erë më të çuditshme se zakonisht: Aroma e urinës varet nga faktorë të ndryshëm si për shembull regjimi ushqimor ose aktiviteti fizik, por nëse veshkat tuaja nuk po kryejnë ashtu siç duhet funksionin e tyre filtrues me siguri do të vini re që urina mban një erë të çuditshme.
2.Ndryshime në ngjyrën e urinës: Tek personat e shëndetshëm, urina ka në përgjithësi ngjyrë të verdhë të lehtë. Sa më shumë të hidratoheni, aq më e zbehtë është ngjyra e saj. Çdo ndryshim i theksuar i ngjyrës së urinës tregon se trupi juaj nuk po merr sasinë e duhur të ujit dhe mund të jetë paralajmërim për gjendje shëndetësore të ndryshme, lexoni çfarë tregon ngjyra e urinë për shëndetin.
3.Dhimbje barku: Dhimbja e barkut mund të jetë shenjë paralajmëruese e shumë problemeve shëndetësore, përfshirë edhe veshkat. Në rast se dhimbja ju shkaktohet nga veshkat do të ndjeni një lloj therjeje kryesisht në skajet e barkut, si dhe mbrapa.
4.Shpeshtësia e urinimit: Sasia e ujit që konsumoni ndikon drejtpërdrejt në shpeshtinë e urinimit. Por, problemet me veshkat janë shkaktare të ndryshimeve të këtij procesi: kur jeni të prekur nga oliguria urinoni më rrallë se normalja, ndërsa kur vuani nga poliuria urinoni më shpesh se zakonisht.