MENU
klinika

Kryqi i Kuq i Malit të Zi lidhet me atë shqiptar

42.5 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

03.12.2019 - 09:09

Kryqi i Kuq i Malit të Zi ka mbledhur 42.5 mijë euro në llogarinë e saj bankare për të ndihmuar popullsinë shqiptare të prekur nga tërmeti.

Sipas zëdhënësit të saj, fondi i mbledhur do t’i përcillet Kryqit të Kuq të Shqipërisë.

“Të ardhurat do t’i përcillen Kryqit të Kuq të Shqipërisë, i cili ka qenë aktiv që nga fillimi në ofrimin e ndihmës, mbështetjes psiko-sociale dhe shpërndarjen e ndihmave për popullatën e prekur”.