MENU
klinika

Nëpër rrugët e Londrës

79 milje me biçikletë për drerin e Krishtlindjes

12.12.2019 - 21:23

Plot 79 milje me biçikletë për të formuar në hartë një kokë dreri. Eshtë kjo aventura që vjen nga Anglia, me Anthony Hoyte që i ka ndjerë shumë shpejt festat e fundvitit.

Së bashku me biçikletën e tij, Hoyte ka përshkruar distancën e konsiderueshme rreth kryeqytetit britanik, Londër, për arsyen e vetme, vizitamin në hartë të qafës, tipareve të fytyrës dhe kokën e drerit, së cilës ia ka arritur me saktësi të jashtëzakonshme.

konica sportkonica sport mobile

Xhiro zgjati rreth 9 orë, por Hoyte premton se do ta përsërisë sërish vitin e ardhshëm, por do të studiojë më parë hartën dhe do të vendosë.

Cikli i tij i veçantë ka nisur në vitin 2017, me Hoyte që ka bërë virale imazhet e Babagjyshit dhe plakut prej dëbore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN