MENU
klinika

Zbulojini

8 sekrete bukurie që vetëm modelet i dinë

22.12.2019 - 22:19

Nuk është sekret: Bukuria është dhimbje, dhe listë provash e dështimesh të trajtimeve që të premtojnë 10 vite të hequra nga mosha juaj, apo këmbë të lëmuara sa hap e mbyll sytë.

Ndaj, ta mendojmë pak më mire: Nëse ju duhet një model për t’u ndjekur në trajtime bukurie, kuptohet që nuk ka model më të mirë se sa vetë… modelet.

Çfarë këshillash japin ato në çështjen e lëkurës së fytyrës?

1. Avulli ndihmon
Modelja Olivia Hunter zgjedh të qëndrojë pa Make up në kohën e saj të lirë. Po ashtu, sa herë heq Make up-in, ajo merr një tas me ujë të nxehtë e çaj menteje dhe vë kokën sipër saj, të mbuluar me peshqir.

2. Pastë dhëmbësh për puçrrat
Ky është marifeti i përdorur nga Bella Hadid, marrë nga motra e saj Gigi Hadid. Megjithatë, shumë pastë e than lëkurën, ndaj tregoni kujdes!

3. Mbani regjim strikt bukurie
Modelja Nicole Atieno këshillon që Make up-i të hiqet përpara gjumit domosdoshmërisht. Fshijeni atë me peceta të lagura, si dhe bëjeni me krem larës hidratues, pasi ndonjëherë pecetat nuk mjaftojnë. Pas kësaj, përdorni një scrub ose maskë në zonën T të fytyrës.

4. Bëje mirë, bëje vetë!
Modelja Jay Wright zgjedh të bëjë në kushte shtëpie një maskë me avokado dhe mjaltë. Funksionon në mënyrë fantastike për ta mbajtur fytyrën të butë.

5. Luftoje nga brenda!
Abigail Culver thotë që nuk fokusohet te maskat që vë mbi trup, se sa në atë çfarë fut në trup. Ajo shmang patatinat, gjërat e kripura dhe të procesuara. Kur i hahet diçka e ëmbël, ajo zgjedh fruta.

Image result for abigail culver

6. Alkooli…Modelet e presin tërësisht alkoolin një javë përpara sfilatës. Nëse pini verë, sigurohuni që ta shoqëroni me një gotë ujë.

7. Vajrat nuk janë vetëm për fytyrën…
Ashtu si modelet, trajtojini edhe ju këmbët tuaja me vaj kokosi ose vaj ulliri.

8. Akulli është një botoks natyral
Çdo natë, trajtojeni fytyrën tuaj me një qese me akull. Po ashtu në mëngjes, kur jeni të fryra në fytyrë nga gjumi, aplikoni akull dhe fryrja do t’ju bjerë menjëherë.
Burimi: Glamour

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”