MENU
klinika

"Dy opsione për Tiranën, Durrësin, Lezhën"

Besa Shahini: Nesër nis mësimi në qarqet e paprekura!

01.12.2019 - 08:40

Nga tërmeti që goditi vendin tonë në 26 nëntor janë dëmtuar edhe disa shkolla.

Mësimi deri më tani në vendin tonë është pezulluar, si në arsimin parauniversitar dhe atë universitar.

Ministrja e Arsimit Besa Shahni gjatë fjalës së saj në mbledhjen e qeverisë tha se janë identifikuar të gjitha shkollat që kanë pësuar dëmtime në qarkun Tiranë, Durrës dhe Lezhë dhe jo vetëm.
Po ashtu ajo tha se ministria ka dy opsione për kohën se kur do të nisë procesi mësimor.

“Ka nevoje per pak kohe per riparimin e shkollave, është identifikuar numri i atyre institucioneve që kanë pasur dëme. Në 26 nëntor drejtorët e shkollave apo dhe të drejtorive Arsimore kanë identifikuar numrin e shkollave e që kanë paraqitur ndonjë shqetësim. Më 27 nëntor inspektorët kanë bërë inspektime dhe më 28-29 inxhinierë nga Kosova kanë inspektuar shkolla, Në Tiranë, Durrës Lezhë. Më 30 nëntor kemi bërë analizën mbi situatën në fjalë. Nuk mendoj se në Durrës se në qarkun Durrës është koha që të fillojmë të hënën. Edhe Tirana dhe Lezha kanë nevojë për disa rregullime. Kemi dy opsione për nisjen e procesit të shkollës”, tha Shahini.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore