Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i ftuar në “News 24” ka folur menjëherë pasi u mbajt në Tiranë gjyqi ndaj tij dhe gazetarit Jetmir Olldashi, të akuzuar për kallëzim të rremë në lidhje me atë që në publik njihet si “çështja Babale”.
Salianji u pyet nëse audio-përgjimi që ai ka kryer është apo jo i vërtetë. Ai tha se ekspertë britanikë kanë vlerësuar zërin dhe kanë arritur në përfundimin se zëri në audio është i ngjashëm me atë të Agron Xhafajt.
“Është turp që nuk u zhvilluan hetime për grup të strukturuar kriminal dhe as për trafik droge. Është shmangur hetimi për grup të strukturuar kriminal. Është zbuluar se drejtorët e Policisë së Shtetit vendosen në shërbim të Alfred Alizotit duke i dhënë para. Alizoti që sot thotë se i kam thënë se do i jap 200 mijë euro janë gënjeshtra. Alizoti ka thirrje vetëm me Taulant Ballës. Gjithë strukturat janë vënë në shërbim të krimit. Britanikët thonë se zëri në video është i ngjashëm me zërin e Agron Xhafajt. Ekspertët britanikë kanë marrë zërin dhe thonë se zëri i Agron Xhafajt është i ngjashëm. Kampioni Agroni thonë është i ngjashëm me zërin e z.Xhafajt.
Britanikët thonë se për zërin e Agron Xhafajt dhe të Alizotit ata ja\në zëra të ngjashëm. Prokuroria nuk ka dërguar në gjyq materialin bruto, por ka marrë një bisedë telefonike me Agron Xhafajt dhe familjarëve të tij. Nuk dimë se a është dërguar zëri origjinal. Ne e dimë se mafia përdor mjete të ndryshme dhe këta persona e ndryshojnë zërin. Megjithëse e kanë dërguar kështu, prapë thuhet se është zë i ngjashëm. Prokuroria ka çuar Agron Hysenin, që nuk dihet se kush është. Siç ka thënë Rama e Fatmir Xhafaj, edhe Prokuroria ka thënë se është komplot shtetëror”, tha Salianji.
Ervin Salianji shtoi se këta janë ditë të zeza për shqiptarët, pasi populli pret të ndëshkohet mafia e kjo gjë nuk po ndodh.
“Ka kohë që jam i pandehur, sot ishte pretenca. Prej kohësh e kam thënë se një inskenim total prokurorësh të udhëhequr nga Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama, që devijuan çështjen për trafik droge dhe e dërguan çështjen në gjyq për kallëzim të rremë. Përparim Kulluri, Gentjan Osmani, Juljana Bako dhe të tjerë njerëz të drejtësisë janë të larguar. Të gjithë që janë marrë me këtë çështje janë larguar në një formë a tjetër, duke i dhënë interesit publik një fitore të madhe. Prokuroria më ka dënuar vetëm me dëshminë e një personi që është sot në burg, që nuk e kam takuar asnjëherë. Pra është dëshmitari ku është mbështetur Prokuroria që është Alizoti. Për shqiptarët që do ndëshkohet mafia është një ditë e keqe. Është vetëm dëshmia e një personi që nuk e njoh, që ka dhënë dëshmi kontradiktore. Fatmir Xhafaj u dorëhoq, kurse Agron Xhafaj është sot në burg në Itali”, deklaroi Salianji.