Loredana dhe Mozzik e kanë pranuar publikisht ndarjen e tyre.
Së fundmi, i ftuar në “Prive”, Mozzik konfirmoi se kanë nisur procedurat e divorcit, por po vonojnë për shkak të ligjeve në Zvicër.
“Jemi duke u marrë me procedurat e divorcit. Në Zvicër mund të zgjasin pak prej ligjeve e gjërave të tjera. Rrugës jemi. Rëndësi ka të jemi mirë me shëndet”, -u shpreh reperi.
Ai tregoi gjithashtu se ka një raport shumë të mirë me Loredanën, për hir të vajzës së tyre, Hanës.
Një vëmendje e madhe mori kënga e Mozzik “Dhelpër dinake” që u publikua pak kohë pasi ndarja e çiftit ishte bërë publike. Aludimet se kjo këngë ishte një dedikim për Loredanën “pushtuan” të gjitha mediat online.
Më në fund, Mozzik i ka sqaruar të gjithë duke i mohuar kategorikisht këto lajme.
“Dhelpër dinake” Nuk është dedikim për të, sepse unë nuk mund t’i bëj një këngë të tillë nënës së vajzës sime. Nuk mund të quaj nënën e vajzës sime dhelpër dinake”, -ka sqaruar ai.