MENU
klinika

Rritja e presionit të gjakut

Ajri i ndotur, rreziku i heshtur për gratë shtatzëna

30.12.2019 - 11:36

Ndotja e ajrit nga automjetet rrit rrezikun e presionit të lartë të rrezikshëm për gratë shtatzëna, raportojnë studiuesit  amerikanë.

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Shëndetit të Mjedisit të Sh.B.A-së (NIEHS) Programi Kombëtar i Toksikologjisë analizuan studimet e botuara mbi lidhjet midis ndotjes së ajrit që lidhet me trafikun dhe preeklampsisë (presion i lartë i gjakut me proteina në urinë ose funksion i dëmtuar i mëlçisë ose veshkave në gjysmën e dytë të shtatëzanisë). Analiza u shqyrtua nga ekspertë të akademisë dhe industrisë, të cilët ranë dakord unanimisht me vendim përfundimtar të raportit, të lëshuar më 18 dhjetor.

“Ajo që gjetëm kur rishikuam literaturën është se ekspozimi ndaj PM2.5 [lëndë grimcë e imët] nga emetimet e trafikut ishte shoqëruar me zhvillimin e çrregullimeve hipertensionale tek gratë shtatzëna,” tha studiuesi Brandy Beverly, shkencëtar kryesor në NIEHS. “Kur këto gra janë të ekspozuara ndaj PM2.5 gjatë gjithë shtatëzanisë së tyre, gjasat e zhvillimit të preeklampsisë rriten me rreth 50%,” tha Beverly në një njoftim. Studiuesit zbuluan gjithashtu se gratë që jetojnë afër një rruge kryesore  ose në zona me nivele të larta trafiku mund të jenë në një rrezik të shtuar për preeklampsi.

Ndotja e automjeteve dihet se është faktori kryesor i rrezikut për sëmundjet e zemrës, përfshirë hipertensionin. Çrregullimet hipertensionale të shtatzënisë ndodhin në më shumë se 10% të shtatëzanive në të gjithë botën dhe janë një shkak kryesor i sëmundjes dhe vdekjes së lidhur me shtatzëninë. Gratë me hipertension gjatë shtatëzënësisë janë në rrezik të rritur për lindje të parakohshme, dhe foshnjat e tyre janë në rrezik më të madh për peshë të ulët të lindjes dhe një numër problemesh shëndetësore afatgjata të lidhura me lindjen e parakohshme, sipas Kolegjit Amerikan të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë. “Çrregullimet hipertensionale të shtatzënisë i referohen një sërë gjendjesh klinike, të gjitha përfshijnë presionin e lartë të gjakut gjatë shtatëzanisë,” tha Beverly. “Çrregullimet klasifikohen në katër lloje të dallueshme, bazuar në ndryshimet në kohën dhe fillimin e simptomave.”

Çrregullimet  përfshijnë hipertensionin gestacional (presionin e lartë të gjakut në gjysmën e dytë të shtatëzanisë); preeklampsia (presion i lartë i gjakut me proteina në urinë ose funksion i dëmtuar i mëlçisë ose veshkave në gjysmën e dytë të shtatëzanisë); hipertension kronik (presion i lartë i gjakut para dhe gjatë gjithë shtatëzanisë), dhe hipertension kronik me preeklampsi.

Nëse preeklampsia përkeqësohet dhe shkakton kriza, bëhet eklampsia, një gjendje e rëndë për gruan dhe fetusin që është potencialisht fatale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN