MENU
klinika

E gjitha falë cigareve

‘Akciza’ shton 2 miliardë lekë në portofolin e shtetit

21.12.2019 - 11:31

Të ardhurat nga akciza, gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, llogariten në vlerën e 42.3 miliardë lekëve.

Këto të ardhura gjatë periudhës 11 mujore të 2019-ës, rezultojnë rreth 2 miliard lekë më të larta nëse bëjmë krahasimin me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, periudhë në të cilën u mblodhën 40.8 miliardë lekë.

Sipas raportit mbi treguesit fiskal të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, akciza e rimbursuar për këtë periudhë llogaritet 1.5 miliardë lekë. Ndërsa për 11 mujorin e vitit 2018 u rimbursuan rreth 1.3 miliard lekë.

Nga akciza për vitin 2020 programohen 50.5 miliardë lekë, me rritje prej 2.8 miliardë lekë, ose 5.9% më shumë se pritshmëria e vitit 2019.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Në buxhetin për vitin 2020, faktorët kryesorë që do ndikojnë në arkëtimin e të ardhurave nga akciza renditen rritja e planifikuar e akcizës për cigaret me efekt 0.75 miliardë lekë, si dhe rritja me 4% e importit/prodhimit të karburanteve dhe produkteve të tjera të akcizës si birra, vera etj.

Po ashtu, efekt pritet të japë edhe lufta kundër informalitetit, kontrolli rigoroz i subjekteve të akcizës si dhe disiplinimi i mëtejshëm i procedurave të përfitimit të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo taksë.

Rritja e akcizës për cigaret është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve nga vendasit si një produkt që sjell efekte negative në shëndet, duke rritur çmimin e shitjes së tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN