MENU
klinika

Ushqime të skaduara për të dëmtuarit nga tërmeti?

AKU vazhdon të monitorojë rreptësisht produktet ushqimore

04.12.2019 - 15:35

Në çdo resort apo hotel ku janë janë strehuar personat e prekur nga tërmeti Autoriteti i Kontrollit Ushqimor (AKU) ka monitoruar rreptësisht të gjitha produktet ushqimore. 

Sipas njoftimit të AKU, për të kryer inspektimin Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë ka ngritur grupe të posaçme të kontrollit duke rritur kontrollin në të gjitha vendet ku u shërbehet banorëve duke u bërë garant i sigurisë së shëndetit të tyre.

Nga të gjitha kontrollet e kryera disa produkte kanë rezultuar me afat të kaluar përdorimi.

“Në pjesën më të madhe të rasteve është konstatuar se ambientet dispononin kushte të përshtatshme të ruajtjes dhe përgatitjes së ushqimeve, kushte të përshtatshme higjeno-sanitare dhe produktet ishin brenda afatit të përdorimit, si rrjedhojë janë të sigurta për konsum”– shkruhet në njoftim.

Sipas publikimit vendet e kontrolluara janë si më poshtë:

-Magazinat e Komandës Mbështetëse të Logjistikës dhe ajo e Rezervave të Shtetit nr. 8 në Lundër.
-Shkolla 9 – vjeçare Lundër
-Njësia e Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë
-Hotel Kontinental
-Shkolla 9 – vjeçare Marqinet
-Qendra Kulturore e Bashkisë Vorë
-Qendra Kulturore Kamëz
-Stadiumi i Kamzës
-Kompleksi Diamma
-FAFA Resort
-Resorti Bonita
-Kolaveri
-ALER Group
-Prestige Hotel and Resort

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në favor të të dëmtuarve

Zero komision për ndihmat

Për të mbrojtur shëndetin e të dëmtuarve

AKU kontroll të rreptë tek të gjitha produktet ushqimore

AKU: ProdukteT po ruhen në frigoriferë

Ushqime të sigurta për të prekurit nga tërmeti