MENU
klinika

Nuk ndodhet në Prishtinë

Albin Kurti refuzon ftesën e Hashim Thaçit për takim

27.12.2019 - 12:01

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për takim.

Nga VV kanë bërë të ditur për Express se ftesa e Thaçit ka arritur në selinë e LVV-së sot pak para orës 11:00, e se Kurti e ka sot të pamundur që të takojë presidentin e vendit.

Kjo pasi që sipas Vetëvendosjes, Kurti sot ndodhet jashtë Prishtinës. Tutje, shkruhet se ai së shpejti do të njoftojë Thaçin për ditët e orët e mundshme të takimit.

“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, kanë thënë nga VV-ja.

Ndryshe, sot presidenti Thaçi e ka ftuar Kurtin për takim në ora 13:30 në presidencë.

“Ju ftoj që të merrni pjesë në takim konsultativ për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë.

Në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Kosovës do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë”, thuhet në ftesën e Thaçit dërguar Kurtit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk do të luajë kurrë kundër meje"

“Do mposhtet keq”, Vuçiç ‘provokon’ Albin Kurtin

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!