Milot Rashica po bën mirë në Bundesligë. Mesfushori kosovar ka shënuar 8 gola këtë sezon, 6 në kampionat dhe 2 në kupë, dhe ka rënë në sy të shumë skuadrave europiane
Megjithatë, Rashica do të vazhdojë të luajë në Bundesligë, të paktën deri në qershor të vitit 2020. Talenti 23-vjeçar i Kosovës nuk do të largohet nga Werder Bremen, të paktën jo në afatin kalimtar të janarit.
Lajmin e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Altin Lala. Në një intervistë për “Kicker”, Lala ka thënë që as që bëhet fjalë që Miloti të largohet nga Bundesliga në janar.
“Do të qëndrojë te Werder deri në fund të sezonit. Afati kalimtar i dimrit nuk është dhe nuk do të jetë shqetësim”, – deklaroi Lala në një intervistë për prestigjozen gjermane.
Rashica është lidhur me një transferim në Premier League ku në mesin e shumë ekipeve të interesuar seriozisht është edhe Aston Villa, por Rashica përfundimisht nuk do të lëvizë.