MENU
klinika

LDK dhe LVV ende në ngërç

Ambasada amerikane kërkon me forcë formimin e qeverisë

19.12.2019 - 16:36

Ambasada amerikane në Prishtinë në një reagim të saj iu ka kërkuar dy forcave poltike, LDK dhe LVV, përkatësisht Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

“Ne pajtohemi me BE që njerëzit e Kosovës janë të padurueshëm për një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive”– thuhet në një njoftim të kësaj përfaqësie diplomatike.

Reagimi i amerikanëve erdhi pas kërkesës së ngjashme që erdhi nga Zyra e Bashkimit Evropian në vendin tonë ku bëhet thirrje për krijimin e institucioneve.

Reagimet e ndërkombëtarëve vijnë në një kohë kur bisedimet mes LDK dhe LVV janë në ngërç.

Dy forcat politike kanë dakordësuar programet dhe kanë përcaktuar dhe ndarë në parim numrin e ministrive dhe përkatësinë por janë ende larg marrëveshjes për shkak të postit të Presidentit, për të cilin, LDK këmbëngulë që të emërohet prej tyre.

Sot, nënkryetarja e LDK Vjosa Osmani deklaroi se nëse nuk biem dakord për presidentin, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po mundësia për kalim në opozitë?

‘Koalicioni i mundshëm’ Mustafa: Pres certifikimin

'Presidenti' problemi kryesor

“Jemi ende larg me LDK”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!