MENU
klinika

Masakra e Reçakut

Edhe ambasada zvicerane kundështon deklaratën e Vuçiç

09.12.2019 - 21:10

Ambasada zvicerane në Kosovë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se masakra e Reçakut është fabrikuar.

Përmes një komunikate për media, Ambasada ka thënë se çdo deklaratë e dhënë duhet të vazhdohet në fakte dhe të tregojë respekt për viktimat dhe familjet e tyre,.

Ata kanë thënë se e dënojnë fuqishëm deklaratën e Vuçiq, duke shtuar se duhet pranuar viktimat dhe duhet dënuar ata që kryen krime.

kolana e librave

Komunikata e plotë e Ambasadës së Zvicrës:

Në shoqëritë pas konfliktit është thelbësore të pajtohen me të kaluarën. Pjesë e rëndësishme e kësaj është pranimi i viktimave dhe dënimi i atyre që kanë kryer krime. Vërtetimi i faktit dhe zbulimi i së vërtetës për ngjarjen janë parakusht për një pajtim kuptimplotë dhe të qëndrueshëm. Çdo deklaratë mbi ngjarjet e konfliktit duhet të bazohet në fakte dhe të tregojë respekt për viktimat dhe familjet e tyre. Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Qendra Ligjore Humanitare në Kosovë (HLC Kosovo) mbështesin dënimet e fuqishme dhe pa ekuivoke të deklaratës së presidentit Aleksandar Vuçiq duke mohuar mizoritë në Reçak. Më 15 janar 1999 në fshatin e Reçakut krime masive u kryen kundër shqiptarëve, shumica prej të cilëve ishin civilë të paarmatosur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vuçiç si Gebelsi i Gjermanisë naziste!”

Cakaj i revoltuar: Mohimi i Reçakut, akt kriminal!