MENU
klinika

Pas 9 vitesh larg prezantimit dhe spektaklit

Ami rikthehet prezantuese në Portokalli?

19.12.2019 - 20:03

Kanë kaluar plot 9 vite që kur Amarda Toskën e shihnim të prezantonte spektaklin e humorit, “Portokalli”.

Amarda prezantoi “Portokallinë” deri në vitin 2010 e më pas u zhvendos në Vizion Plus ku prezantoi “Dancing with the stars”.

Më vonë, Ami u shkëput nga ekrani për t’ju përkushtuar biznesit të saj. Mirëpo ditën e sotme, ajo i ka lënë të gjithë të dyshojnë se po rikthehet në ekran dhe pikërisht në “Portokalli”.

Ami ka postuar një video ku shfaqet në mbledhjen e stafit të spektaklit teksa përpara ka skenarin. “Portokalli, shtëpi e ëmbla shtëpi”, shkruan Ami.

Na mbetet të presim për të zbuluar nëse vërtet Ami do rikthehet.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?