MENU
klinika

Premier League, java 20

Ancelotti “shëron” Evertonin, e ngjit të 10-in

28.12.2019 - 17:58

Dy ndeshje, dy fitore, nga vendet e fundit, në vendin e 10-të. Ky është efekti i Carlo Ancelottit tek Everton, që fitoi sot në transfertë 2-1 ndaj Newcastle.

Calvert-Lewin shënoi golin e parë për miqtë në minutën e 13-të dhe Everton e mbyll 0-1 pjesën e parë. Megjithatë, Schar në 56’ barazon për vendasit.

Por në momentet më të mira të Newcastle, Calvert-Lewin shënon sërish në 64’, që do të rezultonte vendimtar për fatet e ndeshjes. Tani Everton ka gjithë të drejtën për të pretenduar një vend në Europë.

Në ndeshjet e tjera u dhanë këto rezultate: Brighton-Bournemouth 2-0, Southampton-Crystal Palace 1-1 dhe Watford-Aston Villa 3-0.