Gazeta politike e shoqërore, organ kombetar i shqiptareve te Rumanise, me 1 qershor 1916, kishte botuar nje shkrim te gazetarit te njohur amerikan Anthony Arnoux, i cili i bente nje veshtrim kritik aneksimit te Epirit nga ana e shtetit grek. Nga permbajtja e tekstit, shihet se sa ishte thelluar autori ne argumentimin e padrejtesise se shtetit grek kur e kishte pushtuar dhe aneksuar Epirin.
Autori thekson padrejtesine e aneksimit, duke argumentuar nga aspekte historike, politike, etnike e juridike. Ai verene se Evropa po e toleron aneksimin per hire te nje sentimenti te pakuptimte ndaj kultures antike helene, por qe greket e tashem nuk jane pasardhes te heleneve te antikes, vecse jane gjak sllavi i perzier me ate te pushtuesve tjere qe gjate historise kane sunduar mbi Greqine. Epiri kurre nuk ka qene Greqi, as nga lidhjet politike as etnike.
Bene verejtje, perse fuqite e medha po e tolerojne Greqine te shkele te drejten nderkombtare duke aneksuar Epirin. Teksti i botuar ne gazeten „Flamuri i Shqiperise“, ne te folmen e asaj kohe, eshte paksa veshtire te kuptohet nga lexuesit e tashem, por cmoj se ia vlene te botohet e lexohet, per permbajtjen konstruktive ne mbrojtje te argumentuar te te drejtes se Shqiperise mbi Epirin, dhe natyrisht Camerine ne kuader te saj.
Ketu lexonie artikullin e gazetarit Anthony Aroux, botuar ne gazeten „Flamuri i Shqiperise“, e cila botohej ne Konstance, tri here ne muaj, me moton: „Kudo qe vete, kudo qe te jesh, mendjen per Shqiperine ta kesh“.
Anthony Arnoux: Aneksimi i Shqipërisë së Jugut nga Greqia
Kritikonjës militar i “Boston Jurnal”, zhurnalist europiean prej shumë kohe kritikonjës military
– Një nga parëpunëtorët në “Daylly Mail” dhe “Temps” të Parisit dhe kontributor në “L’indipentencen Belge”
Kujtojmë se është e tepër të shtojmë gjë për rëndësinë e këtij shkrimtari, që ka punuar dhe punon në gazetat më të mëdha të botës. Andaj këndoni me vërejtje këtë artikull.
Tani shpejt kabllot e Evropës na lajmëruan se greku, duke përfituar nga lufta dhe shtënga që mbretëron aty, ndryshoi pushtimin military në shqipërisë së Jugës, që ka mbajtur prej ca kohe me anën e aneksatës.
Greqia prej shumë kohe ka treguar me të tepërtë ç’mund të thuhet sin jë uri e pangopur për vend, një dëshirë të pa rreshtur për të zgjeruarit e tokës së vet nëpër gjithë anët dhe ka lëftuar dy here për të mbushur dëshirat e saja. Lufa e pare s’qëllon kaq mire, por fitoi shumë vise në Evropë, më të Dytën me gjithë që me këtë kohë shtonte borxhin e saj dhe përfundja është që sot, me gjithë që ka fituar vise, Greqia në praktikë ka dhënë falimenton, edhe në qoftë se janë të vërteta lajmet e ardhura për të se s’është e zonja t’u dale të prishurave të qeverisë së vet.
Por me gjithë kushtet e dobëta financiare, dëshira e Greqisë për të marrë vise mbetet po ajo, dhe ajo po vazhdon të ëndërrojë me gjithë zemër ditën kur se ajo do të jetë fuqi e madhe e Evropës nga Jugëlindja, një imperatori që do të zgjatet nga bregdetet e Adriatikut, gjer në Det të Zi, duke patur dhe buzdetin e Asiës nga Mesdheun.
Evropa simpatizon këto ambicie gjer më një shkalllë, duke përzjerë gabimisht grekërit e sotmë me të partë, të cilët dallojnë fare me grekërit sllavë, që rrinë sot në Hellas. Përveç kësaj, e ushqyer fort mirë dhe e bërë hesap me vërejtje të madhe, më shumë nga ana e fesë kundra ndenjësvet muslimanë të Turqisë dhe Asiës së Vogël ka ndihmuar grekërit për të fituar simpatinë e perëndimit.
Me që konditat e sotme të Evropës s’janë si kudo, favorabile për të zgjenuarit nga ana e lindjes, Greqia u vërtit nga Veriu, ku mundesh të ngopë urinë e pa nginjur për aneksimin e Shqipërisë së Jugës.
Edhe nga pikëpamja e historiës, pretensioni i Greqisë mbi këtë vend s’ka themel. Grekërit i shikonin ndenjësit e Epirit, që u quajt prej syresh herën e parë kësisoji, si gjysmë barbarë. Lidhjet politike të vetme midis Epirit dhe Greqisë janë disa koloni të hershme si Ambracia, kolonia e Korinthit, që u filluar në viset e Epirit, edhe të pranuarit e Dodonës si vendi i shenjtë i fesë greke.
Por që në kohët e vjetëra këto lidhje u çanë, edhe që më 450 pr.K, epirotët nën dinastinë e Mollosëve, ishin një më vehte (independent), me një politikë të shquar (distinkte) edhe shumë herë ishin kundra grekëvet, kjo mbajti gjer sa romanët u bënë plotësisht të zotët e vendit, më 195 pr.K. Që atëherë, Epiri u bë një krahinë romane, gjer sa u prish kjo mbretërië. Si shkoi nënë shumë duar, më në fund, unji kryen nëntë turkun gjer më ditët e fundit. Me gjithkëtë kohë, 2250 vjet, Epiri s’ishte lidhur kurrë politikërisht me Greqinë.
Nga ana e kombësisë (lidhja) midis Greqisë dhe Epirit është më e dobëtë se sa e historiës dhe politikës. Përsa i përket nëse grekërit e parë dhe epirotët kanë afërsi nga raca, është jashtë logjikës. Grekërit e sotmë kanë kaqë marrëdhënje me grekërit e kohës së Perikliut, sa inglizi i sotëm me ndenjësin e ingleterës në kohën e pushtimit të romës.
Si Inglitera edhe Greqia këto 2000 vitet e fundit janë shkelur prej dallgësh që vinin njëra pas tjetrës, prej pushtonjësvet, gjer sa ndenjësit e parë u shuan më shumë se sa banonjësit e parë të albionit. Përfundimi i kësaj është se, me që ka më shumë nga pushtonjësit e shekujve të fundit, greku i sotmë është më shumë sllav nga gjaku.
Epirotët s’kanë qenë kurrë nën influencë ndryshim-prurëse racore gjer më atë shkallë. Me që, nga njëra anë kanë qenë hequr dhe vendi i tyre s’ka qenë i pasur që të heqë lakminë e fitimtarit për një vend kaq të larkmë, nga tjetra anë, ka rrëfyer një kundërshtim më të madh në racëthëthimin. Andaj greku dhe epiroti i sotmë s’ka ndonjë lidhje kombiare.
Kësisoji, pra Greku s’ka të drejtë të aneksojë Epirin as nga ana e historiës, as e kombësisë. As që mundet qeveria greke të mbahet plotësisht duke thënë se nevojat militare e ngutnë me këtë gjë, me që në asnjë mënyrë pushtimi i Epirit s’bën frontin e V.më të lehtë ose më të sigurt për mbrojtjet; e kundërta ngjanë më shumë.
Kështu, pra merret vesh që, kjo aneksatë lipset të gjykohet si një lëshim i grekut në passion të vet për të fituarit e më shumë tokave, vetëm për të marrë më shumë vend pa marrë nër sy vleftën e këtij vëndi vetvetiu mbase merret, ose të mos nderuarit të drejtat e pa dyshuarshme të të tjerëve edhe të rregullave më elementare të nomit ndërkombëtar.
Por çështja është më e rëndë kundra grekut, sa për aneksatën e Shqipërisë së Jugës, e po të mos shkeleshin principet e përgjithshme dhe të pa shkrojtura, me që veprimi i saj është kundra, drejtpërdrejt dhe fare sheshit tratatevet, të cilat u formuan nënë ato cirkumstancat më të rëndësishme dhe të mbajtura prej saj gjer në kohën kur ajo pushtoi e ankesati Epirin.
Kur u ndreq puna e Ballkanit në Londër nënë udhëheqjen e Fuqivet të Mëdha, u krijua ajo gjendje politike, që u quajt Shqipër si një shtet independent e i paisur me gjithë funksionet e duhura të një Qeverie. Mbi këtë fuqitë dhanë fjalën në mes të tyre, sa mund të mbajnë këtë shtet të rishkrijuar independent, e t’a ruajnë nga mësymjet e hueja. Mbretëria e Greqisë vuri dorën në këtë tratat dhe duke shkelur këtë aneksati Epirin, një vend të Shqipërisë.
Pyetja, pra më e rëndësishme sot, për shqiptarët dhe miqtë e Shqipërisë është se me ç’sy do t’a shikojnë këtë veprim Fuqitë e Mëdha dhe ç’veprim do të marrin në kanë për të marrë që të mbajnë fjalën e tyre zyrtare kundrejt Shqipërisë?
Duket sheshazi që hë për hë ç’do veprim i përbashkët ose i veçantë prej fuqive është jashtë çështjes, me që janë zënë në lufën në të cilën të gjitha kanë marrë pjesë. Por kjo luftë s’do të mbajë gjithënjë, edhe atëherë kur fuqitë do të kenë kohën të shikojnë rrotur, do të vepërojnë me një mënyrë të sigurtë dhe do ta bëjnë grekun ta lëshojë Epirin. Më duket e kotë që të mendoj njeriu ndryshe, se atëherë do të besoja që gjithë Fuqitë e Evropës do ta shndërronin vehten, gjë që s’duhet zënë gojësh.
Disa vërejtës, me gjithkëto, thonë se Greqia aneksoi Epirin mbase me lejen e Britanisë dhe të Francës, duke pranuar Greqia këtë si një shpërblim të visevet që kanë zaptuar këto dy fuqi nga ajo. Por kjo s’mund të merret nër sy dhe s’ka kah të mbahet, me që këto dy fuqi shpesh herë kanë prokllamuar se kanë marrë pjesë në luftë që të detyrojnë të tjerët të nderojnë detyrat e tratateve, kësisoj pra s’mund të pandehim kaqë lehtazi se ndonjë anë s’ka për të mbajtur një tratat me të cilën është detyruar vet…”
Autor: Anthony Arnoux” (Shkrimin e autorit Anthony Arnout, për këtë botim, e morëm nga libri i Hajredin Isufit: “Çamëria nepërmjet kronikave të kohës 1902-1940”, fq.205-208).