MENU
klinika

"Mundësi të shumta bashkëpunimi në fushën ekonomike"

Arabia Saudite vizitë zyrtare në Shqipëri, takim me Cakajn

11.12.2019 - 16:57

Gjatë vizitës zyrtare në Arabinë Saudite, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm, Princin Faisal bin Farhan Al Saud.

Të dy homologët diskutuan mbi mundësitë e shumta të bashkëpunimit, mes të tjerave edhe në fushën e ekonomisë, transportit dhe tregtisë, duke rënë dakord edhe për një varg masash për plotësimin e kuadrit ligjor dhe nxitjen e mëtejshme të investimeve.

Whatsapp Image 2019 12 11 At 3.04.13 Pm

Në rrafshin diplomatik të dy Ministrat nënshkruan edhe Marrëveshjen për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit.

“Bashkëpunimi strategjik në një sërë fushash të rëndësisë së posaçme sikurse lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë më tej mes dy vendeve tona. Gjatë këtij takimi Princi Faisal bin Farhan Al Saud konfirmoi gatishmërinë e tij për të ndihmuar Shqipërinë në ballafaqimin me pasojat e tërmetit.” – është shprehur Cakaj nëpërmjet një reagimi në facebook.