MENU
klinika

Fituese e Fest ‘58

Arilena Ara do të na përfaqësojë në Eurovision!

23.12.2019 - 00:12

Arilena Ara do të na përfaqësojë në Eurovision!

Këngëtarja u shpall fituese e Fest ‘58.

Këngëtarja emocionoi publikun e Pallatit të Kongreseve me këngën “Shaj”.

Pasi u shpall fituese, ajo falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e saj.

E përlotur Arilena u shpreh se nuk e kishte menduar asnjëherë të ishte fituesja.

“Unë nuk këndoj për trofeun apo për të fituar çmime. Bëj muzikë sepse i kam dedikuar jetën që 14 vjeç. Kësaj here shkrova një këngë me Liridon Berishën për veten time. Me këtë këngë kam qarë, kam qeshur, jam ndjerë në ankth. Sot kam mamin për herë të parë në sallë”.

Elvana Gjata u rendit në vendin e dytë, për t’u ndjekur nga Sara Bajraktari në vendin e tretë.

Në finalen e festivalit të Këngës pati disa surpriza. Këngëtaret me famë botërore Eleni Fourera dhe Giusy Ferreri performuan disa nga hitet e tyre.