Telashe për këngëtarin e njohur dhe shumë të dashur për shqiptarët, Aleksandër Gjoka. Këngëtari i rrokut është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Gjoka udhëtonte në mjetin e tij, kur patrulla e policisë e ndaloi sot dhe pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, u vërejt se nivelin i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar.
Kanë qenë efektivët e komisariatit nr.4 ata që kanë ndaluar dhe më pas shoqëruar në polici këngëtarin Gjoka.
Ndërkohë Policia e Tiranës ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në lidhje me arrestimin e këngëtarit të njohur shqiptar, Aleksandër Gjoka.
Burime zyrtare nga policia thanë se rreth orës 00.15, se Gjoka është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.
Të njëjtat burime sqaruan se pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se këngëtari drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.