MENU
klinika

Iu gjet edhe armë

Arrestohet presidenti i një klubi shqiptar

20.12.2019 - 12:35

Në fakt, nuk është hera e parë që presidentët e klubeve shqiptare kanë probleme me drejtësinë. Rasti i fundit është Gentian Gjoka, presidenti i klubit të futbollit të Cërrikut, Turbina.

Uniformat blu të kryeqytetit kanë bërë me dije se, në kuadër të operacionit “Lokalizmi”, ra në pranga 45-vjeçari i lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.

Lokalizimi dhe arrestimi i tij është bërë në rrugën “Medar Shtylla”. Gjatë kontrollit zik në banesë, Gjokës iu gjet një armë zjarri pistoletë, si dhe një krehër me shekë luftarakë. Aty nisi verikimi i gjendjes penale të presidentit të Turbinës, i cili rezultoi në kërkim për llogari të DVP Vlorë, për veprën e “Mashtrimit”.

NJOFTIMI I POLICISË

“Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave në kërkim. Operacioni “Lokalizmi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr.2, kapi një person të shpallur në kërkim, i cili mbante armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me një karikator me fishekë luftarakë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, kanë shtuar kontrollet në gjithë territorin që kanë në juridiksion.

Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët, se një person në kërkim qarkullonte me armë zjarri, nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë është organizuar dhe nalizuar operacioni “Lokalizimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim: G.Gj., 45 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në rrugën “Medar Shtylla” dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij.

Nga kontrolli zik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me shekë luftarakë. Nga verikimet e bëra rezultoi se shtetasi G.Gj. ishte i shpallur në kërkim për llogari të DVP Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miliarderi në pranga

Arrestohet presidenti rus i Monaco