MENU
klinika

"Performancë artistike"

Artisti kullufit bananen me vlerë 108 000 mijë euro

08.12.2019 - 16:44

     Një banane e pjekur, ngjitur me një shirit në mur, si vepër arti, që u shit mbi 108 mijë euro, është konsumura e gjitha nga një artist tjetër performues.

Vepra artistike e titulluar “Comedian”, me autor artistin italian Maurizio Cattelan, ishte e ekspozuar në galerinë ndërkombëtare “Perrotin”, pranë “Art Basel në Miami”, sikurse raporton BBC. Konica.al

Sakaq, këtë javë u blenë nga tre vizitorë copat e edicionit të limituar të bananes artistike.

Por, artisti performues, David Datuna, e hoqi nga muri, e qëroi dhe e gllabëroi atë, të shtunën.

“Performancë artistike nga ana ime. I dua veprat e artit nga Maurizio Cattelanit, sidomos këtë instalacion. Është shumë i shijshëm”, – ka shkruar Datuna, në profilin e tij në “Instagram”.

Sjellja e çuditshme e artistit tjetër, që ngjalli jo pak zemërim për stafin e muzeut, u normalizua me zëvendësimin e menjëhershëm me një banane tjetër dhe sigurishtt, kësaj here nuk do të ketë ndonjë “aksion” tjetër.

Banania artistike, raportohet se vjen me një çertifikatë origjinaliteti, që do të thotë se pronarët mund ta zëvendësojnë atë.

“Datuna, nuk e dëmtoi veprën e artit. Banania është ideja”, është shprehur për “Miami Herald”, Lucien Terras, drejtor i galerisë. Më pas, banania e zëvendësuar u vu nën ruajtjen e policisë. “Art Basel” është një prej ekspozitave më të famshme të artit bashkohor.