MENU
klinika

NBA

Asnjë si Milwaukee, 30 fitore në sezonin e ri

31.12.2019 - 11:59

Milwaukee Bucks u ndal pas 17 fitoreve radhazi, por tashmë ka nisur një seri tjetër fitoresh, duke marrë të tretën rresht, sot 123-102 ndaj Chicago Bulls, ndeshje e luajtur në fushën e këtij të fundit.

Ishte fitorja e 30-të e Bucks-ave, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Ndeshje e dominuar nga basketbollistët e ekipit të Bucks, ku u dalluan Middleton me 25 pikë e Antetokounmpo me 23 pikë e 10 rebound.

Fiton edhe ekipi i Utah Jazz, që mundi 104-81 Detroit, sfidë ku u dallua Mitchell me 23 pikë. Jashtë fushe fiton Atlanta, që mundi 101-93 Orlando, sfidë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra.

Diferencën për skuadrën e Atlantës e bënë lojtarët e stolit, që realizuan 52 pikë. Zhgënjen Miami, që u mund 123-105 nga Washington, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dalluan McRae me 29 pikë e Mahnimi me 25 pikë.