Rriten shpërblimet për turneun e parë të madh të vitit, “Australian Open”. Drejtuesit e turneut hapës të sezonit, që zhvillohet si zakonisht në muajin janar, e kanë cuar në plot 49,2 milionë dollarë shumën me të cilën do të shpërblehen tenistët.
Stimulohen sidomos tenistët që marrin pjesë në raundet e para të këtij kompeticioni. Organizatorët vendosën për të shtuar vlerën e parave më të cilat do të shpërblehen sportistët në fazat e para të këtij aktiviteti.
Shuma e përgjithshme që do të shkojë në llogaritë e tenistëve është rritur me 14%, krahasuar me edicionin e fundit, duke e cuar këtë shifër në rreth 50 milionë dollarë.
Sportisët që do të eliminohen që në turin hapës do të përfitojnë 20% më shumë, ndërkaq tenistët që do të largohen që në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese do të kenë një rritje me gati – gati 1/3 e shpërblimit.
Kampionët e vitit 2020 në Australian Open do të përfitojnë 2,85 milionë dollarë, ndërsa tenistët që do të largohen që pas raundit hapës të sfidave kualifikuese do të marrin nga një cek me 13.840 dollarë.