MENU
klinika

Vizita në Elbasan

Balla: Busti i Adem Jasharit, dhurata më e bukur për 2020

31.12.2019 - 14:58

Kryetari i grupit Parlamentarë të PS-së Taulant Balla ka zgjedhur të urojë shqiptarët për Vitin e Ri me lajmin, se ditën e verës, busti i Adem Jasharit do vendoset në qendër të Elbasanit.

Balla ka  biseduar me skulptorin që po gdhend në shkëmb Adem Jasharin, dhe ka ftuar popullin që Ditën e Verës me 14 Mars, t’i bashkohen inaugurimit të bustit të Adem Jasharit, siç thotë ai, “në shkëmb siç ka qenë”.

FacebookTV: Edhe në ditën e fundit të vitit skulptori duarartë vijon punën për bustin më të madh të Heroit Adem Jashari. Ditën e Verës 2020 ju mirëpresim në Elbasan. Gëzuar 2020❤??

Gepostet von Taulant Balla – Faqja Zyrtare am Dienstag, 31. Dezember 2019

“Edhe në ditën e fundit të vitit, skulptori duarartë vijon punën për bustin më të madh të heroit Adem Jashari. Ditën e Verës 2020 ju mirëpresim në Elbasan. Gëzuar 2020”, shprehet Balla.

“Kjo është dhurata më e bukur për Elbasanin për 2020, busti i Adem Jasharit për gjithë shqiptarinë është në Elbasan”, shprehet Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN