MENU
klinika

Ja plani i saj!

Angli/ Testohet sistemi financiar ndaj ndryshimeve klimatike

30.12.2019 - 15:50

Banka e Anglisë publikoi një diskutim të ri në letër këtë të Mërkurë e cila parashtron se si do të testojë sistemin financiar në vend dhe aftësitë ripërtëritëse të tij ndaj ndryshimeve klimatike.

 

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Në një deklaratë banka qëndrore tha se do të përdorte këtë shkrim për të konsultuar palët e interesuara se si do të ndërtohej ky ushtrim. Këto grupe interesi variojnë nga ekonomistë dhe shkencëtarë të klimës e deri tek firmat financiare, midis të tjerëve.

Banka deklaroi se ky ushtrim skenari kërkimor dyvjeçar, në vitin 2021 do të përdoret për “të testuar aftësitë ripërtëritëse të modeleve të biznesit të tanishme të bankave më të mëdha, kompanive të sigurimit dhe sistemit financiar ndaj rreziqeve të lidhura me klimën.”