MENU
klinika

“Mbresa nga Bethlehemi”

Banksi “moderon” lindjen e Krishtit

23.12.2019 - 17:56

      Vepra e fundit e artistit Banksi (Banksy), që sjell në fokus skenën e lindjes së Krishtit, është zbuluar në një hotel në Bethlehem.

“Mbresa nga Bethlehemi” është murali me skenën e lindjes: Marinë, Jozefin dhe foshnjën Jezus, por në vend të një yllit që shfaqet në qiellin e mbrëmjes së shenjtë, sipas Biblës, shfaqet një vrimë e madhe plumbi, që kalon nëpër një mur ngjyrë gri, raporton “The Guardian”.

Vepra është shfaqur në hotelin “Walled Off”. Prona e Banksit, që ka pamje nga muri ndarës i qytetit, qëndron në hotelin e hapur dy vjet më parë, që njihet si “hoteli me pamjen më të shëmtuar në botë” dhe është plot me punët origjinale nga Banksy.

 

“Dashuri” dhe “Paqe”, janë grafitet e shkruara në anglisht dhe frëngjisht mbi mure, ndërsa tri dhurata të mëdha janë në qendër të skenës.

“Është për Krishtlindje”, ka thënë menaxheri i hotelit, Wissam Salsaa, pasi që vepra ishte instaluar. “Banksy ka dhënë kontributin e tij për Krishtlindje”.

“Është një këndvështrim interesant, për treguar historinë e Bethlehemit dhe historinë e Krishtlindjeve, në një mënyrë tjetër”, përfshirë atë sesi palestinezët, jetojnë në Bethlehem.

Kryevepra e hotelit është dhoma numër 3, e njohur si “Dhoma e Banksit”, ku turistët mund të flenë në një shtrat dysh, nën veprën e  tij, që shfaq një palestinez dhe një izraelit duke luftuar me jastëkë.

Izraeli filloi ndërtimin e barrierës – një pjesë beton që shtrihet si gardh – në vitin 2002, gjatë ngritjes së Palestinës. I ndërtuar brenda “West Bank”, Izraeli ka thënë se muri është i nevojshëm për të ndaluar sulmet, por Palestina, ka thënë se e ndan atë nga Jeruzalemi.

Banksi është i njohur për deklarimin e mendimeve politike me grafite dhe është shfaqur edhe më herët, në territorin e Palestinës.

Në një vizitë sekrete, ai kishte vizatuar një vajzë që ngrihej lart nga balonat, në murin ndarës dhe besohet se ka hyrë në Gaza, për të realizuar katër murale, duke përfshirë edhe një me një derë metali, ku paraqiste një prej hyjnive greke, Niobe, që mbulonte hapësirën e një shtëpie të shkatërruar.

Identiteti i artistit më të njohur të grafiteve në botë, mbetet një mister. Ndërsa ai vetë, nuk ishte i pranishëm gjatë zbulimit të veprës së tij të fundit.

“Banksi, po përpiqet të jetë zëri përfaqësues, për ata që nuk mund të flasin”, – ka thënë Salsaa, duke shtuar se ai “po krijon një model të ri të rezistencës përmes artit”. Kjo javë, në Bethlehem do të vijojë me shumë festime tradicionale për Krishtlindjen, brenda kishës së ndërtuar në vendin ku të krishterët, besojnë se lindi Krishti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN