MENU
klinika

Tre klube duan shërbimet e…

Barcelona, gati për shitjen rekord

28.12.2019 - 15:20

Janë tre klube të mëdha, Bayern Munich, Paris Saint Germain dhe Juventus në garë për të siguruar shërbimet e Ter Stegen.

Bavarezët kanë nisur punën e tyre për të gjetur pasuesin e Manuel Neuer, ky i fundit tashmë 33-vjeç duket se është drejt fundit në aventurën e tij me kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Por, përpara se të nisin tratativat Bayern duhet të mendohet mirë, pasi Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga gardiani i tyre nëse oferta e bërë nuk kënaq kërkesat e drejtuesve dhe në fakt shuma që përflitet shkon rreth 100 milionë euro.

Nëse oferta është e tillë ateherë blaugranat duken se janë gati të heqin dorë nga Ter Stegen. Gjithashtu, nëse ky operacion realizohet atëherë do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e portierëve, duke parakaluar Kepa Arrizabalaga me 80 milionë euro dhe Allison të Liverpollit 63 milionë euro.

Në garë gjithashtu janë PSG dhe Juventus. Bardhezinjtë synojnë që të sigurojnë financat e nevojshme për transferimin e Ter Stegen duke shitur Paolo Dybala dhe mesfushorin Rabiot, ndërsa klubi parizien kërkon gjermanin në vend të Keylor Navas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN