MENU
klinika

La Liga, java 17

Barcelona ndalet nga Sociedad, kreu në rrezik

14.12.2019 - 17:52

Barcelona është ndalur atëherë kur nuk pritej, pikërisht para “El Clasico”-s. Katalanasit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 në fushën e Real Sociedad.

Vendasit kanë realizuar shpejt me anë të një penalltie në minutën e 12-të. Megjithatë, Barcelona gjen forca dhe në 38’ barazon me Griezmann, pas pasimit të Suarez. 1-1 mbyllet pjesa e parë.

Në të dytën janë katalanasit që shënojnë të parët. Suarez realizon pas shërbimit të Messit në 49’ dhe u duk një fitore e lehtë për miqtë. Por me një Messi në hije, ndodhi e kundërta.

Në 62’, pas një gabimi të portierit ter Stegen, Isak nuk fal me portën bosh. Miqtë edhe mund të kishin fituar takimin nëse do të kishin besuar më shumë, pasi Barcelona u duk e mefshtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN