MENU
klinika

"Është kriminale të bësh dallime..."

Basha me banorët në Manzë: Jetojnë në kushte mizerabël

09.12.2019 - 09:30

Kryetari i PD,këtë mëngjes ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Manzës.

Sipas tij ata jetojnë në çadra në kushte jo të mira, dhe thekson shqetësimin e tyre, të cilët ndihmën të diskriminuar, pasi nuk u është siguruar strehim njesoj me disa familje te tjera.

“Me dhjetëra familje, fëmijë të mitur, të sëmurë e të moshuar jetojnë në kushte mizerabël në një kamp çadrash të mbytura në baltë në Manzë. Banesat e tyre u dëmtuan rëndë nga tërmeti duke i lënë në qiell të hapur. Shumë prej tyre u zhvendosën në çadra që nuk pengojnë dot shiun dhe të ftohtin.

Përveçse në kushte të rënda, ata ndihen të fyer dhe të diskriminuar. Sipas tyre disa familje janë strehuar në kontenierë, ndërsa të tjerë me fëmijë disa muajsh dhe të sëmurë janë lënë në çadra, ku shiu dhe balta ka përmbytur dhe ato pak gjëra që kanë.

kolana e librave

Përveç braktisjes, këta banorë po përballen çdo ditë edhe me trajtim të diferencuar. Është kriminale të bësh dallime të tilla mes njerëzve të goditur njësoj e pa dallim nga tragjedia. Duhet urgjentisht që banorët që janë në kampin e llucës të strehohen në konteinerë ose në shtëpi me qera”– tha Basha.

Basha mendon se zgjidhje është rivlerësimi sa më i shpejtë i shtëpive dhe lëvrimi i parave për rikonstruktimin e banesave të dëmtuara.

“Zgjidhja është vlerësimi i shpejtë dhe real i dëmit të shkaktuar dhe lëvrimi i parave tek qytetarët për rikonstruksion apo rindërtimin e shtëpive. Është kriminale që qytetarët të kalojnë ditët dhe netët në shi, baltë, të ftohtë, pa ushqime, pa ngrohje, ndërsa 10 oligarkë të marrin 150 milion dollarë nga paratë e tyre.

Dështimi për të vepruar nga ana e shtetit po shton dhimbjet dhe vuajtjet. Duhet menjëherë të përcaktohen fondet dhe të nisë financimi i nevojave të mijëra familjeve të mbërthyera në këtë emergjencë që sa më shumë zgjatet aq më shumë thellohet”– përfundoi Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"2020-ta s’do jetë vetëm viti i rindërtimit"

Nga lufta “anti-KÇK” te Reforma Zgjedhore, Balla tregon prioritetet

Hajdari: Do të luftoj fort që shqiptarët të votojnë…

“Zgjedhorja’ mos të kthehet në pazar mes palëve”

"21- vjeçarja nga Durrësi i shpëton paralizës"

‘Zgjodhi të operohet në Shqipëri’, Manastirliu publikon rastin