MENU
klinika

Kampionët e Gjermanisë

Bayern Munchen zyrtarizon trajnerin e ri

22.12.2019 - 12:47

Dy fitore radhazi, të dyja të ardhura në minutat e fundit dhe klubi i Bayern Munchen ka vendosur t’i besojë trajneri Hansi Flick deri në fund të sezonit.

Zëvendësi i Niko Kovac ka bindur drejtuesit në këto ndeshje që ka drejtuar kampionët e Gjermanisë dhe do të vazhdojë punën pa u shqetësuar.

Drejtuesi i lartë i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, kanë deklaruar pas ndeshjes se tekniku aktual do të qëndrojë te Bayern Munich të paktën deri në fund të sezonit në krye të gjermanëve.

“Bayern është i lumtur me punën e Hansi Flick. Si trajner, por dhe si drejtues ka zhvilluar ekipin dhe i ka plotësuar objektivat tona. Kemi fituar 6 ndeshje në 6 në grupin e Champions, duke vendosur një rekord të ri në historinë tonë të Champions League. Në kampionat jemi afruar me kreun e renditjes. Jam i bindur se Bayerni do të vazhdojë në rrugën e duhur nën drejtimin e Flick”, – tha Rummenigge.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN