Artistja e njohur ndërkombëtare, Bebe Rexha vizitoi këtë të hënë Shqipërinë në kuadër të dhurimit të donacioneve për familjet e prekura nga tërmeti.
Ndërkaq, Bebe dha intervistën e saj të parë në Shqipëri në emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos.
Rrugës për në aeroport, Bebe i është përgjigjur të gjitha pyetjeve që gazetari kishte për të.
Gjatë bisedës ajo ka premtuar që do të rikthehet në Shqipëri për të parë se si po ecën ndërtimi i shtëpive për të prekurit e tërmetit.
“Do të rikthehem sërish. Ky është qëllimi im! Unë dua të kthehem pasi ato janë rindërtuar, por ato mund të marrin rreth 4-5 muaj për t’u rindërtuar! Unë do të kthehem në pranverë për t’i vizituar sërish”, – u shpreh Bebe Rexha.
Nga ana tjetër, ajo ka një lajm të mirë për të gjithë fansat e dashamirësit e saj:
“Po punoj për albumin tim më të ri. Pas turneut promovues të albumit do të vij në Shqipëri sërish për të bërë një koncert. Për të qenë më shumë e sinqertë, do të jetë diçka mes fundit të verës dhe vjeshtës së ardhshme!”, – tregoi këngëtarja shqiptare.