MENU
klinika

Blerje votash

“Bëj gati 20-shen” pazaret e Hermes Nikaj me Dajana Shabanin

28.12.2019 - 18:55

Akuzat ndaj Hermes Nikajt, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, janë shtuar.

Ditën e djeshme u zbardh dëshmia e një jetimeje, e cila ishte shfrytëzuar nga Nikaj.

Ndërkohë, sot Shqiptarja.com ka zbuluar përgjimet e prokurorisë së Tiranës dhe vëzhgimet e kryera në terren.

Ndër të tjera nga këto përgjime është zbuluar dhe fenomeni i shit-blerjes së votave në zgjedhjet lokale të 30 qershorit të 2019.

Hermes Nikaj telefonohet nga një numër, që sipas verifikimeve rezulton të jetë i Dajana Shabanit,e cila i kërkon Hermesit që në këmbim të 20 mijë lekëve të vjetra të shkojë në qendrën e votimit në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë.

Dajana Shabani është një moderatore e njohur.

Së bashku me Nikajn, Shabani ka moderuar një emision mëngjesi në RTV ORA për disa sezone.

Biseda që zhvillohet mes tyre:

Dajana: Zogu votove ti motra?

Zogu: Jo Akoma.

Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.

Zogu: Po mi.

Dajana: Se është orari që e fiks hajt, të japi motra njëzet mijë lekësh, shko.

Zogu :O sa mirë, kur tani ja për gjysëm ore.

Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllën qendrat e votimit.

Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekshin.

Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?

Zogu: Ku di unë, ç’i du këto po votoj për vete, ta çoj më aplikacion po hec..

Dajana: Mirë. Po mere merre i çik motra një shoqe. Thuaji, merr dikë mamin vetë i dytë.

Zogu: Po po, bëje gati njëzetëshen.

Dajana: Mirë ta bën motra, ma ço më ashtu se mos rrej Zogu, se del aty për atë Allah.

Zogu: Për çfarë?

Dajana: Del kur nuk e ke votu.

Zogu: Qyqja unë thashë ta çoj me kështu gishtin moj…

Dajana: Shko, shko se e bën dhe me stilolaps, por halli është ta bësh tamam. Për zotin të del emri që nuk ke votuar. Për zotin betohem për gocën. Shko mere dhe mamin e shko voto se afër e keni. Te kush shkollë e ke ti, tek “Qemal Stafa”?

Zogu: Dy hapa e kemi..

Dajana: E mirë hik.

Po ashtu është zbuluar edhe një bisedë e tij me Gugu Haxhiajn, e njohur si këngëtare.

Kjo e fundit nuk ka asnjë lidhje në aspektin penal në këtë dosje prokurorie, por gjatë bisedës Haxhija i kërkon Hermesit t’i gjejë ndonjë shoqe, për një shokun e saj.

Gugu: Sëmurë jam, më kanë ardhur ato…

Zogu: Nga humbe o jetë?

Gugu: Ja kam pas atë timin këtu. O jeta, e din pse të mora?

Zogu: Hë?

Gugu: Më çau bythën një shoku im në telefon “…më gjej një shoqe, më gjej një shoqe…”.

Zogu: Kur e do?

Gugu: Tani.

Zogu: Ja se të marr pastaj, se jam t’u fjet gjumë shpirt…

Nga kjo çështje deri më tani është arrestuar vetëm Hermes Nikaj, i cili është lënë në burg pa afat deri në zhvillimin e gjyqit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


S'ka liri për 'Zogun e Tiranës'

Gjykata vendos, Hermes Nikaj arrest me burg

Dyshimet për shfrytëzim vajzash

Prostitucion dhe eskorta, shoqërohet Hermes Nikaj