MENU
klinika

Kundërshtohet Ligji për Lirinë Fetare

Beograd/ Protestë para Ambasadës së Malit të Zi

28.12.2019 - 16:20

Qindra persona protestuan para Ambasadës së Malit të Zi në qendër të Beogradit, për të kundërshtuar miratimin e Ligjit për Lirinë Fetare nga parlamenti i Malit të Zi.

Protesta u organizua nga Klubi Studentor i Fakultetit të Drejtësisë në Beograd. Para Ambasadës malazeze në Beograd u organizua gjithashtu një miting kundër Ligjit për Lirinë e Fetare, nga lëvizja opozitare Dveri e udhëhequr nga Boshko Obradovic.

Deputeti, Obradovic u përlesh fizikisht me deputetët e pozitës në parlamentin e Serbise, pasi gjatë seancës, hyri me një pankartë në duar, për të protestuar ndaj faktit që Serbia nuk ka reaguar për miratimin e këtij ligji.

Parlamenti i Malit të Zi ka miratoi një projektligj për komunitetet fetare, i cili është kundërshtuar nga opozita pro-serbe, duke ngritur shqetësimin se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë e pronave që administron.

Gjatë së enjtes, qindra mbështetës të opozitës pro-serbe kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, Podgoricë për të kundërshtuar projektligjin.

Kisha Ortodokse Serbe pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastiret dhe kishat, prandaj planifikon të dërgojë ankesë në organizatat ndërkombëtare.

Zyrtarët malazezë kanë mohuar pretendimet që kisha do të humbasë pronën që ka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ata zakonisht marrin mijëra euro nga...

Mali i Zi/ Ushtria në kufij për kontroll migrantësh