MENU
klinika

U akuzua se vodhi këngën

Besa Kokëdhima hedh në gjyq emisionin: Ju hiena mediatike…

10.12.2019 - 15:19

Në edicionin 21 të ‘Këngës Magjike’, një ndër konkurrentet ishte dhe këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima me këngën e shkruar nga vetë ajo, ‘Histori’.

Mirëpo pas tërmetit të 26 Nëntorit, Besa u tërhoq nga festivali duke u shprehur se nuk ishte në gjendje të këndonte nga dhimbja e madhe.

“Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te gezoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume”, u shpreh ajo.

“Thumb On” e kanë hedhur poshtë arsyen e këngëtares, duke dhënë si arsye të vërtetë kopjimin e këngës. Ato kanë thënë se kënga ‘Histori’ është e kopjuar dhe nuk ka munguar një reagim nga Besa.

Së fundmi këngëtarja ka bërë të ditur se ka hedhur në gjyq ‘Thumb.On’ me akuzën e shpifjes.

“Nuk kam dëshirë por më duhet t’iu padis për trillimet tuaja në adresën time Thumbon! Herë tjetër matuni pak më mirë para se të përdorni hijena mediatike për sulme personale e të porositura. Suksese në jetë”, ka shkruar Besa në një postim të bërë në Instastory.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Zemra ime është e ngarkuar, nuk mund..."

Tragjedia në vend/ Besa merr vendimin ‘drastik’


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?