MENU
klinika

Me mundësi shtyrjeje

Besa Shahini: Nesër mësuesit në punë, në Tiranë mësimi nis në 5 dhjetor

01.12.2019 - 12:38

Ditën e nesërme në të gjitha shkollat, mësuesit nesër duhet të paraqiten në punë.

Kështu ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një komunikatë për mediat.

Kjo sipas ministres vjen në mënyrë që të përgatitet nisja e mësimit në të gjitha shkollat e vendit.

Shkolla në qarkun e Durrësit do të fillojë më datë 9 dhjetor, ndërsa në Tiranë dhe Lezhë do të fillojë më 5 dhjetor, me opsion shtyrje.

Deklarata e Besa Shahinit:

Që ditën kur ra tërmeti kemi marrë informacion nga drejtorët e shkollave për dëmet. Më pas janë bërë inspektimet në këto shkolla. Më datë 28-29 , kanë ardhur edhe inxhinierë nga Kosova. Dje informacioni nga terreni kemi konstatuar që shumë shkolla kanë dëmtime serioze, por edhe nga ata që mund të rregullohen

Në Durrës e Lezhë kanë dëmtime të thella 26 shkolla. Në Tiranë dëmtime mesatare dhe të lehta janë 23, përveç Prezës që do të zhvendosen nxënësit në një shkollë tjetër. Një pjesë e shkollave në Tiranë janë mbyllur por jo të gjitha.

Mbrëmë kemi bërë zhvendosjen e planeve të nxënësve tek shkollat pritëse. Kemi bërë kalkulimin e kostove dhe jemi në proces të mjeteve të transportimit. Edhe për nxënësit që janë strehuar nëpër hotele. Duhet t’i çojmë në shkollat më të afërta.

Plani i punës për detyrat e shtëpisë, e kemi mbyllur për strehimet e përkohshme. Jo vetem në hotele por edhe tek çadrat. Plan pune përgatitore për mësuesit që do të dalin në punë para se të vijnë nxënësit.

Duke marrë parasysh gjendjen e shkollave u vendos që në Qarkun e Durrësit mësimi do të pezullohet deri më 9 dhjetor. Në qarkun e Tiranës dhe të Lezhës mësimi do të jetë i pezulluar deri më datë 5 dhjetor, ku do të fillojë mësimi. Nëse do të shtyhet do njoftohen më 4 dhjetor.

Në qarqet e tjera vijon normalisht, nesër. Vendimi për pezullimin e për mësimin vlen edhe për shkollat private, ndërsa për çerdhet për Lezhën dhe Tiranën për qarqet Tiranë dhe Lezhë edhe mund të rihapen. Komunikimi do të bëhet nga bashkitë.

Mësuesit i presim në punë me 2 dhjetor. Përveç se në Durrës që do të jetë me tolerim. Kjo është e domosdoshëm që të bëhet për të përgatitur mësimin. Nuk është opsionale por do të monitorohet.  Mosparaqitja nuk paraqiti problem por tani është momenti i përgatitjes së mësimit. Jemi në gjendje të jashtë zakonshme. Duhet të vihet në plan të dytë frika. Kemi përparësi mësimin.”