MENU
klinika

“Dhimbja dhe humbja janë një dhuratë”

Beyonce flet për herë të parë për abortin

10.12.2019 - 16:19

Diva e muzikës, Beyonce, ka realizuar një intervistë për prestigjozen “Elle”, duke rrëfyer më shumë për jetën e saj private.

Ndër të tjera, këngëtarja ka folur hapur për herë të parë edhe për dhimbjen që i shkaktuan abortet.

Gjithashtu, Beyonce tregoi sesi arriti të merrte forcë sërish për t’i bërë ballë jetës dhe për t’u bërë e fortë për fëmijët e saj të tjerë.

“Suksesi për mua tani ka një tjetër pamje. Mësova se dhimbja dhe humbjet janë një dhuratë. Abortet më mësuan që duhet të isha “mamaja” e vetes sime, pasi të isha mamaja e dikujt tjetër. Pastaj erdhi Blue dhe qëllimi im i jetës ndryshoi. Unë vdiqa dhe rilinda përsëri në marrëdhënien time dhe kërkesat ndaj vetes time u bënë akoma edhe më të forta. Është e vështirë për mua të kthehem pas. Të jem “numri një”, s’ishte më prioriteti im.”-ka rrëfyer ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E ftuar speciale Hillary Clinton

Beyonce këndon në dasmën e milionave në Indi

Ndan një eksperiencë të dhimbshme

Beyonce përlotet në skenë

Video/Për çfarë flet dokumentari?

“Homecoming” nga Beyonce së shpejti në Netflix