MENU
klinika

Kurbini miraton pagesat

Bonus e qiraje për familjet e prekura nga tërmeti

10.12.2019 - 14:58

Këshilli Bashkiak Kurbin miratoi pagesën e plotë të bonusit të qirasë mujore për familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor dhe që nga aktkonstatimet e Institutit të Ndërtimit është marrë vendim për evakuimin e menjëhershëm të tyre.

Familjet që do aplikojnë për të përfituar bonusin e qirasë duhet të depozitojnë pranë njësisë administrative ku ato banojnë, dokumentet e mëposhtme:

Formularin e aplikimit (formati standart), i cili gjendet pranë Nj. Adm;
Akt konstatimin e Institutit të Ndërtimit;
Çertifikatën familjare;
Çertifikatën e pronësisë së banesës së dëmtuar nga tërmeti;
Nr. e llogarisë bankare ku do të depozitohet bonusi i qirasë.
Referuar shkresës nr.22412, datë 06.12.2019, të MFE-së, vlera e pagesës së qirasë do jetë si më poshtë:

Apartament 1+1, 12600 lekë;
Apartament 2+1, 15400 lekë;
Apartament 3+1, 20400 lekë;

Efektet financiare të këtij vendimi do të mbulohen nga zëri i Emergjencave Civile, të parashikuar me vendim të Këshillit Bashkiak të Kurbinit.