MENU
klinika

"Prej një viti nuk formon qeverinë"

Bosnje Hercegovina zgjedh kryeministrin e saj

06.12.2019 - 09:48

Parlamenti i Bosnje dhe Hercegovinës, të enjten, zgjodhi kryeministrin e ri të vendit.

Zoran Tegeltija do të jetë kryetar i Këshillit të Ministrave në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Në fjalimin e tij para parlamentit, Tegletija tha se rruga evropiane e vendit është çështja kryesore me të cilën do të merret gjatë ushtrimit të mandatit.

Ndër prioritetet tjera, ai përmendi krizën e migrantëve, zhvillimin ekonomik dhe punësimin e të rinjëve.

“Për më shumë se një vit, Bosnje dhe Hercegovina nuk ka arritur të formojë qeverinë. Është detyrim i ynë të kompensojmë kohën e humbur në periudhën e ardhshme”, tha Tegeltija.

Kryeministri i ri i Bosnjës, i takon Unionit Social Demokrat të udhëhequr nga anëtari serb i presidencës trepalëshe, Millorad Dodik.

Tegeltia, gjithashtu tha se Këshilli i Ministrave duhet të zbatojë reformat sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të vazhdojë procesi i integrimit evropian.

Bosnje dhe Hercegovina ka qenë pa qeveri në nivel federal, për më shumë se një vit, sepse liderët e partive nuk arritën një marrëveshje pas zgjedhjeve.

Mospajtimet kryesore kishin të bëjnë me miratimin e Planit Vjetor Kombëtar, dokument që përafron vendin me Aleancën Veriatlantike (NATO).

Anëtari serb i presidencës, Millorad Dodik ka kundërshtuar miratimin e planit.